Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio reagon pas atentatit në Kongo ku mbeti i vrarë ambasadori italian Luca Attanasio dhe karabinieri Vittorio Iacovazzi, ndërsa flitet edhe për një të vrarë të tretë.
Sipas Di Maios, qeveria italiane do të bëjë gjithçka për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Di Maio: Do të bëjmë çdo përpjekje për të hedhur dritë mbi incidentin
“Kam mësuar me shumë shqetësim dhe dhimbje të jashtëzakonshme për vdekjen e sot Ambasadorit tonë në Republikën Demokratike të Kongos dhe të një ushtari nga Karabinierët“, shkruan në një shënim ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio.
“Dy shërbëtorë të shtetit që u shkëputën nga ne me dhunë në përmbushjen e detyrës së tyre. Rrethanat e këtij sulmi brutal nuk dihen ende dhe asnjë përpjekje nuk do të kursehet për të ndriçuar atë që ndodhi“, vazhdon ministri.
Sipas informacioneve fillestare, sulmi ndodhi në rrugën midis Goma dhe Bukavu nga një komando terroriste që përdori armë të vogla, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim e sipër mbi dinamikën dhe motivin.
Prita u zhvillua në një vend të quajtur “Tre Antena” ku dy turistë britanikë u rrëmbyen nga njerëz të panjohur të armatosur më 11 maj 2018.
12:27 – Një atentat ka ndodhur kundër një autokolone të OKB në Kongo.
Viktimë në këtë atentat ka mbetur Ambasadori Italian në Kongo, një karabinier që merrej me sigurinë, i identifikuar si Vittorio Iacovazzi dhe shoferi.
Ky lajm është bërë publik nga Ministria e Jashtme Italiane.
Atentati ka ndodhur në qytetin Goma në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos rreth orës 10:15 të mëngjesit.
Sipas raportimit të bërë nga mediat e huaja ambasadori është vrarë gjatë një përpjekjeje për rrëmbim, raporton Oranews.