Ambasadori i Republikës së Turqinë në vendin tonë, Murat Ahmet Yoruk vizitoi ditën e sotme kantierin e Spitalit të ri të Fierit, një investim i qeverisë turke.
Sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News, Inelda Vallja, shoqëruar nga kreu i bashkisë së Fierit Armando Subashi, ambasadori Yoruk është shprehur se, puna në këtë spital pritet të përfundojë brenda afateve të premtuara nga presidenti Recep Tayyip Erdogan në pritjen që i bëri kryeministri Edi Rama më 6 janar në Ankarta.
Per kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, ky është një investim madhor, që do ti shërbejë jo vetëm qytetarëve fierakë.
Por spitali nuk do të jetë e vetmja fushë ku turqit pritet të investojnë në Fier, pasi në takimin me kreun e bashkisë, bujqësia pritet të jetë një tjetër sektor prioritar.
Punimet për ndërtimin e Spitalit të Fierit pritet të përfundojnë brenda mesit të prillit, ndërsa aktualisht në kantier punohet me tre turne.
Krahas ekspertëve turq, pjesë e grupit të punës jane edhe shumë punëtorë shqiptarë.
Spitali në Fier do të kushtojë rrej 60-70 milionë euro, i gjithë investim i qeverisë turke.
Gjatë takimit me Ramën në Ankara, presidenti Erdogan do të shprehej se: “Brenda një kohe të shkurtër spitali i Fierit do i ofrojë shërbimet qytetarëve. Mos kini asnjë merak, kemi ndërtuar spitale me nga 1008 dhoma. E di që në 25 prill ju keni zgjedhjet, dhe po ju them se deri më 7 prill do jetë gati“.