Në një intervistë për Tempora nga Sonila Meço në RTV ORA, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shpreh se Kosova ka një president të dobët, pasi është aty si ushtrues i detyrës dhe jo si i zgjedhur.
Haradinaj: Kam respekt për zonjën Osmani. Unë kam bërë vërtetë salto dhe kam dhënë 2 herë dorëheqjen për të ruajtur vendin. Kam qenë aty për vendime që janë me dobi për Kosovën.
Kur jam shprehur për një president, nuk e kam pasur për zonjën Osmani. Ne kemi një president të dobët, pasi nuk është zgjedhur në atë detyrë, por është ushtrues i asaj detyre.