I ftuar në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, historiani Paskal Milo u shpreh se unë mendoj se Rama ka bërë disa gjera të mira së bashku me qeverinë e tij, por ka edhe mosarritje që i vlerësojnë shqiptarët me këndvështrimin e tyre.
Milo: Unë mendoj se Rama ka bërë disa gjera të mira së bashku me qeverinë e tij, por ka edhe mosarritje që i vlerësojnë shqiptarët me këndvështrimin e tyre. Nëse do t’u besojmë sondazheve, fakti që PS del parti e parë, do të thotë se nuk i ka bërë punët keq.
Unë akoma nuk kam vendosur se me cilën palë do të bashkohemi. Ne jemi duke negociuar qysh nga qendra e djathtë deri tek ajo e majtë. Të gjitha rrugët janë të hapura.
Lela: Cili politikan ka më shumë valencë për ju, Rama, Berisha apo Enver Hoxha?
Milo: Do ta ndaja mes Enver hoxhës dhe Berishës.